• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Goca a fantazoni dhe ju emrat e fëmijëve?! Dojna jo vetëm e bën, por dhe e thotë

Në një përshëndetje të një prej ndjekësve të saj në ‘Instagram’, Dojna ka treguar se e mendon shpesh emrin e vajzës së saj nëse do të kishte një fëmijë një ditë. Madje shtoi se ka një listë me emrat e preferuar, mes të cilëve dallohet dhe Keira.

“Nuk para postoj komplimente se i mbaj për vete, por e adhuroj emrin Keira. Nëse do kisha një vazjë do e kisha në listën e emrave të preferuar. Përqafoji vajzat për mua”, ka shkruar Dojna.

Prej disa kohësh Dojna është në një lidhje dashurie me këngëtarin Vlashent Sata me të cilin edhe bashkëjeton. Dyshja ndajnë shpesh copëza momentesh bashkë, në shtëpi e udhëtime, por deri tani nuk na kanë folur ende për planet për një familje më të zgjeruar, ndonëse Dojna i ka 2-3 ide në kokë./revistawho.com