• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjysma e shkëlqimit të ‘Kënga Magjike’ ishte tek prezantueset, veshjet e tyre kishin të fshehura detaje speciale

‘Kënga Magjike’ mbylli edicionin e 20-të mbrëmjen e kaluar dhe çdo detaj i saj mori vëmendjen që duhej. Pavarësisht se në qendër të festivalit ishin konkurrentët dhe këngët fituese, një pjesë të shkëlqimit e mbanin edhe bashkëprezantueset që i qëndruan pranë Ardit Gjebreas. E ftuar speciale për këtë edicion ishte balerina e njohur Klaudia Pepa.

Ajo u ngjit për herë të parë në një skenë si moderatore, ndërsa Bora Zemani, e cila prej javësh shfaqej krah Arditit në ‘E diela shqiptare’  ju bashkua edhe netëve ‘live’. Veshja e secilës prej moderatorëve u mundësua nga ‘Geraldina Sposa’, të cilët kishin zgjedhur punimet më të bukura për bukuroshet e ekranit në festivalin e muzikës moderne.

Dukej se çdo fustan që ishte zgjedhur për vajzat e njohura i përshtatej më së miri karakterit të tyre. Edhe në mbrëmjen finale, kur skenës ju shtuan edhe Olta Gixhari, Elia Zaharia, Armina Mevlani dhe Valbona Selimllari, veshjet i dhanë shkëlqimin që i mungonte skenës dhe ndarjes së çmimeve.

Kemi parë ngjyrat më të bukura, delikatesë dhe gjithçka tjetër të punuar me detaje dhe mjeshtëri nga ‘Geraldina Sposa’. Çdo fustan kishte me vete magjinë që i duhej festivalit të muzikës moderne dhe vajzat e transmetuan më shumë mjeshtëri atë./revistawho.com