Gjykata e Apelit ka zbutur dënimin për shtetasin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi.
Fillimisht Gjykata e Shkallës së parë kishte caktuar 2 muaj burg për stresin ndërsa Gjykata e Apelit i caktoi sot 18 muaj shërbim provë Stresit.
Këngëtari Arkimed Lushaj ose i njohur me pseudonimin “Stresi” u arratis në muajin janar të vitit 2015 nga ambientet e një komisariati policie pas ndalimit që i kishte bërë policia për shkak se drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Stresi ishte ndaluar nga uniformat në gjendje të dehur duke shkelur rregullat e qarkullimit ku gjatë ndalimit ka kundërshtuar efektivët e policisë.
Pas shoqërimit në komisariat, ai është hedhur nga dritarja e katit të dytë ndërsa më pas ka humbur gjurmët. Mësohet se në ato momente Stresi po merrej në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore.
Nga ngjarja në fjalë u proceduan edhe 3 policë të komisariatit.