• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjithmonë romantik kur bëhet fjalë për Marinën, Getoari i dedikon këto fjalë dashurisë së tij në ditën e lindjes

Moderatorja e njohur, Marina Vjollca feston sot ditëlindjen e saj. Urimin e parë duket se bukuroshja e ekranit e ka marrë nga partneri i saj, Getoar Selimi i cili nuk ka hezituar asnjëherë t’i kushtojë fjalët më të bukura të dashurisë.

“Gëzuar ditëlindjen femrës që bën që zemra ime të rahë shpejt”, ka shkruar Selimi krah postimit të fundit me foton bardhezi nga pushimet e tyre.

Nuk dihet ende se si ka vendosur ta surprizojë Getoari apo familjarët ditën e sotme Marinën, por kjo pritet të zbulohet në orët në vazhdim.

Me siguri Vjollca do të ruajë kujtimet më të bukura nga kjo ditëlindje edhe pse në karantinë./revistawho.com