• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjithmonë me njëra-tjetrën në skenë, kujt i mungon një bashkëpunim nga Çiljeta dhe Ingriti?

Dy nga këngëtaret më tërheqëse të skenës shqiptare, Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë treguar se pavarësisht viteve dhe kohës së gjatë që ka kaluar që prej daljeve të tyre të para përballë audiencës, vazhdojnë të gëzojnë një miqësi të veçantë.

Ka qenë Ingriti ajo e cila ka hapur arkivat dhe ka publikuar disa momente teksa ka kënduar me Çiljetën në skenë, të dyja të veshura njësoj në ngjyrat gri dhe ‘gold’. Në një tjetër foto dy mikeshat janë sërish duke kënduar në skenë, momente që provojnë faktin se dy këngëtaret kanë qenë të pandashme.

Edhe sot Çijleta dhe Ingriti gëzojnë një raport shumë të mirë duke kaluar dhe festuar bashkë çdo moment të rëndësishëm në jetën e tyre.

Vajzat kanë sjellë disa bashkëpunime përgjatë viteve të ndryshme si ‘Mike dhe rivale’, ‘Puçi puçi’ dhe me siguri një projekt tjetër i përbashkët i tyre, do të ishte një surprizë shumë e bukur për fansat./revistawho.com