Xhensila Myrtezaj ka ndarë gjithmonë momentet më ‘funny’ krah partnerin të saj, Bes Kallaku. Së fundmi këngëtarja ka ndarë disa momente duke shijuar natyrën dhe freskinë e saj duke treguar se si Besi e lag me ujë papritur.
“Si nuk u rritëm kurrë”, ka shkruar Myrtezaj krah pamjeve ku duket se dhe ajo po e shijon atë moment duke u argëtuar së bashku me Besin.
Me siguri ky moment është vetëm fillimi i aventurave të dyshes për këtë verë. Kujtojmë se Xhensila dhe Besi kanë publikuar të dy projekte muzikore, duke treguar dhe se do të angazhohen edhe në muzikë me koncerte të ndryshme./revistawho.com