• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjithmonë e njëjta, ja çfarë e bën kaq origjinal stilin e Fifit

Që në daljen e saj të parë Fifi ka dalluar për stilin e veçantë në të kënduar, por edhe në të veshur. Ajo është ndër të paktat artiste që ka vendosur t’i qëndrojë strikte stilit të saj origjinal, duke mos u tunduar nga tendencat e fundit të modës që vijnë si frymëzim nga vajzat që janë të njohura në mbarë botën, si për shembull ato të familjes Kardashian-Jenner.

Ajo ç’ka e bën akoma dhe më të veçantë stilin e Fifit janë ngjyrat që ajo zgjedh të kombinojë në veshjet e saj. Nëse hedh një vështrim të shpejtë në fotografitë që ka në ‘Instagram’ apo në veshjet që ka zgjedhur në videoklipe do të kuptohet lehtësisht se garderoba e Fifit është e mbushur me ngjyrë të zezë dhe tonalitete të errëta.

Madje dhe në evente, dalje publike apo emisione këngëtarja ka zgjedhur gjithmonë të njëjtën ngjyrë. Shumë rrallë mund të ndodhë që të zezën ta thyejë me një kolor tjetër, sepse duket se Fifi e ka të vështirë të ndahet prej saj.

Në përgjithësi veshjet e saj janë të gjera dhe kombinimi me të zezën është perfekt për vajzat me forma trupore si të këngëtares. Në fakt e zeza pasqyron një shpirt rebel, fuqi, autoritet, të cilat deri më sot Fifi i ka shfaqur sa herë që është ngjitur në skenë. /revistawho.com