Modelja e njohur, Chirssy Teigen ka vendosur ta urojë publikisht partnerin e saj në 7-vjetorin e martesës me një video me fëmijët e tyre.
“Gëzuar përvjetorin e 7-të. 14 vite bashkë. Të dua shoku im më i mirë. Je si një vëlla për mua”, ka shkruar Chrissy krah videos ku duket se dhe fëmijët i urojnë përvjetorin e martesës ku nuk kanë munguar dhe dozat e humorit.
Kujtojmë se momentalisht Teigen është në pritje të fëmijës së saj të tretë, lajm të cilin dyshja e bëri të ditur vetëm disa javë më parë në videoklipin e funfit të Legen ‘Miles’.
https://www.instagram.com/p/CFH2xVDJEU6/?igshid=i5r1k3x44o8