• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gjithmonë afër vetes, motra e Kobe Bryant bën tatuazhin më kuptimplotë

Së fundmi motra e Kobe Bryant, Sharia Washington në kujtim të vëllait dhe mbesës së saj të cilët humbën jetën në një aksident me helikopter ka bërë një tatuazh.

Ka qenë Sharia ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit në Instagram tatuazhin.

Në foto shohim një gjarpër Mamba të zi që mbështjell numrat dy dhe 24, që ishin numrat e fanellave të basketbollit të Gianna-s dhe Kobe-t.

Për këtë tatuazh motra e Kobe-t u frymëzua në modelin e njërës prej bluzave të basketbollistit, e cila kishte një gjarpër që kishte mbështjellë numrat dy dhe katër.