• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Gjithë bota e Turit dhe Orindës përmblidhet në muret e kësaj dhome

Pak ditë më parë Turi dhe Orinda u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Atarës, e cila menjëherë u kthye në bebin më të komentuar në rrjet. Turi nuk na kurseu as portretin e të bijës, as emrin duke publikuar vazhdimisht foto.

Dhe është pikërisht Turi që vazhdon të na zbulojë më shumë. Producenti ka publikuar sot një foto nga dhoma e Atarës, ku shfaqet me Orindën dhe vogëlushen, të përqafuar së bashku.

“Dhoma më e bukur në botë”-shkruan Turi krah fotos ku shihet se dhoma e Atarës është tamam si një dhomë princeshash, me rozë dhe të bardhë.