Një nga serialet më të suksesshëm “Sex and the city” po rikthehet, por për vetëm 1 sezon dhe me titull të ri “And Just Like That”. Rikthimi i këtij seriali ka qenë shumë i përfolur për vetë faktin se një nga personazhet kryesore, Samantha Jones do të mungojë. Por çfarë presim të shohim në këtë rikthim dhe kur do të nisë “And Just Like That?”
Mr.Big nuk do të jetë pjesë e rikthimit. Po, një nga personazhet kryesorë të serialit, do i bashkohet Samanthës në grupin “S’dua të rikthehem”. Sigurisht ky vendim i aktorit i ka zhgënjyer fansat, të cilët u sulën në rrjete sociale për ta pyetur nëse lajmet janë të vërteta dhe ai tërthorazi e konfirmoi. Gjithashtu as David Eigenber, i cili luante rolin e Steve nuk do të rikthehet.
”And Just Like That” do të transmetohet në HBO Max dhe do të fillojë në pranverë. Një datë e saktë nuk është publikuar ende.
Seriali do të tregojë jetën e Carrie, Charlotte dhe Miranda në New York duke na shfaqur sesi është jeta e tyre në të 50-tat.
Jennifer Hudson mund të rikthehet dhe e ka pranuar publikisht se do të luante me dëshirë në serialin e ri. Hudson kishte rolin e asistentes së Carrie-t dikur.
Po Samantha a do të zëvendësohet? “Nuk mund ta themi me siguri këtë. Nuk po kërkojmë të sjellim një personazh të katërt. Do ketë shumë gjëra interesante, role të reja”-tha Sarah Jessica Parker në një intervistë muajin e kaluar.
Parker tha gjithashtu se pandemia e koronavirusit do të jetë një çështje që do preket edhe në serial duke qenë se kjo është periudha në të cilën po jetojmë.
Tani na mbetet të presim dhe pak për t’i zbuluar të gjitha në sezonin e ri.