• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gjithçka nisi 27 vjet më parë! Monika, nostalgjike në përvjetorin e serialit hit “Friends”

Ai mbetet një nga serialet ikonë, me miliona fansa në të gjithë botën. Bëhet fjalë për serialin “Friends”, i cili në 27-vjetorin e premierës së tij, është kujtuar nga aktorja Courteney Cox, e cila ndau një foto nga dalja e saj në “The Tonight Show” me Jay Leno, në vitin 1994.

“27 vjet më parë … kur gjithçka filloi” shkruan Cox, e cila luajti rolin e Monica Geller për 10 sezone.

Në video, Cox e përshkruan “Friends” si një “shfaqje të mrekullueshme” pasi prezantuesi Jay Leno tha se ai kishte lexuar disa gjëra të bukura rreth serialit.

“Bëhet fjalë për gjashtë personazhe unikë që janë të gjithë miq. Në të vërtetë është një komedi e situatave, vetëm situatat e ndryshme në të cilat miqtë futen,” shpjegoi ajo në atë kohë.

Aktorët e tjerë të serialit hit, janë Jennifer Aniston, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schëimmer. Friends u bënë një fenomen televiziv gjatë shfaqjes së tij në vitet 1994-2004.

Popullariteti i pacënuar i “miqëve” e bashkoi kastin së bashku në fillim të këtij viti për “HBO Max’s Friends: The Reunion”, një speciale dy-orëshe që përfshinte një intervistë me James Corden