Orët e fundit në rrjet qarkulloi me shpejtësi një video Tiktoku ku shfaqej Justin Bieber që pas një performance në Las Vegas, i bërtiste Hailey-t agresivisht, pamje të cilat shqetësuan fansat. Video u fshi nga Tiktoku, por fansat nisën të akuzonin Justin për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes teksa kërkonin të dinin edhe arsyen e të bërtiturave të tij. Megjithatë dëshmitarët që ndodheshin pranë tyre treguan se në fakt Justin ishte thjesht duke bërtitur nga qejfi i performancës dhe se ai dhe Haily janë parë me duart e bashkuara më vonë.
Justin and Hailey Bieber spotted out in Las Vegas (July 9) pic.twitter.com/BAtpwhBxxZ
— Justin Bieber Crew (@JBCrewdotcom) July 11, 2021
Ndërkohë pati edhe një reagim nga Hailey, e cila postoi një foto duke puthur bashkëshortin dhe shkroi se fjalët që po qarkullojnë janë jo të vërteta. “Fundjava e kaluar ishte e mrekullueshme. Kalova shumë bukur e rrethuar me dashuri. Thashethemet që po qarkullojnë janë të pavërteta. Mos u përfshini në gjepura negative”-shkruan Hailey.