• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gjen një fotografi në tokë, pas 15 vitesh zbulon misterin që fshihej pas saj

Një grua, e cila kaloi disa vite rresht duke gjetur të zotin e një fotografie, ka arritur më në fund të zbulojë “misterin” që fshihej pas fotos.

Elizabeth Stringer Keefe ka arritur të gjejë një fotografi dasme në tokë gjatë sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e ktheu në misionin e jetës së saj gjetjen e burrit që shikon nga aparati fotografik dhe kthimin e kësaj fotoje tek pronari.

Çdo vit Keefe shkonte në shesh me 11 shtator  me shpresën për të gjetur pronarin e fotos. Ajo vendosi të publikonte në internet atë që kishte gjetur dhe më në fund ia arriti qëllimit.

Burri që shikon nga aparati fotografik quhet Fred Mahe. Ai punonte në një prej zyrave në kulla dhe ditën që kishte ndodhur ngjarja e tmerrshme nuk kishte arritur ende të shkonte në punë. Mahe ishte në tren rrugës për në zyrë kur mori vesh për atë që ndodhi. Fatmirësisht ai arriti të shpëtonte, por shumë kolegë të tij humbën jetën.

Fotografinë, bashkë me foto të tjera, Mahe e mbante në tavolinën e zyrës. Ajo është bërë gjatë dasmës së të motrës, por pas asaj që ndodhi, Fred e kishte harruar tërësisht këtë foto. Ai ka thënë për mediat se ngjarja e 11 shtatorit 2001 ndryshoi tërësisht jetën e tij, si të shumë personave të tjerë./JetaOshQejf

foto-1-12