• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

GJEBREA PËR SHERRIN NË “KM”: NDODHI JASHTË PALLATIT TË KONCERTEVE. STINE GJAKNXEHTË, E GODITI ME…

Sot në pjesën e fundit të programit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea ka mbledhur edhe një herë të gjithë këngëtarët finalistë të “Kënga Magjike”. Ajo që u vu re ishte mungesa e disa prej këngëtarëve si: Albërie Hadërgjonaj, Stresi, Flori Mumajesi dhe Stine. Këta dy të fundit, pas sherrit të ndodhur mbrëmë në përfundim të festivalit, e kishin të pamundur pjesëmarrjen. Vetë moderatori dhe producenti i këtij festivali është shprehur kështu lidhur me këtë histori: “Gjithçka ka ndodhur jashtë pallatit të koncerteve. Teksa Flori po shkonte për të marrë makinën e tij, pati një zënkë me Stinen, ku Stine në gjaknxetësi e sipër, me gotën që kishte Flori në dorë, i bie dhe e çan”. Ardit Gjebrea ka treguar sakaq se ai ka qenë mbrëmë në spital dhe se Flori nuk ka asgjë serioze.