Nga tonet e ëmbla të biondes që kishte prej kohësh, Gigi Hadid e transformoi veten në një bionde platin dhe fansat s’janë aq të kënaqur. Fotot e saj teksa shfaqet në sfilatën e Burberry Vjeshtë-Dimër 2023, i lanë të gjithë pa fjalë. Londra e pa e para, pastaj gjithë bota dhe komentet nuk janë aq të mira. Që prej asaj dite fotot e saj po bëjnë xhiron e rrjetit dhe shumë shqetësohen për dëmin që mund të ketë pësuar floku i saj, ndërsa të tjerë nuk po kuptojnë pse erdhi ky ndryshim drastik.
Nuk është hera e parë që Hadid bën ndryshim kaq të madh, por ky me siguri do renditet mes më pak të pëlqyerve, sepse siç thonë online “e nxjerr modelen shumë të zbehtë”.