Urimin më të bukur për ditëlindje, Zayn nuk kishte nga ta merrte tjetër veçse nga partnerja e tij, Gigi Hadid.
“Skuadra pa gjumë. Gëzuar ditëlindjen babit tonë Zaddy. Kaq i veçantë. Të dua prej një kohe të gjatë dhe faleminderit që më bëre mamanë të vajzës më të mirë. Të dëshiroj shumë më të mirat në çdo kohë”, ka shkruar Gigi krah fotove me Zayn Malik.
Jo më larg se disa ditë më parë Malik publikoi një pjesë të projektit të ri muzikor i cili do të jetë një dedikim për Hadid dhe flet për marrëdhëniet e tyre intime.
Dedikime kaq të veçanta i kanë bindur fansat tanimë se Gigi dhe Zayn po jetojnë historinë e tyre më të bukur të dashurisë./revistawho.com