• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gigi Hadid dhe i dashuri i saj i ri ‘kapen mat’ sërish

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron janë komentuar kohët e fundit për një lidhje të mundshme. Edhe pse asnjëri nga të dy nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë temë, Tyler është fotografuar duke u larguar nga apartamenti i supermodeles, gjë që në një farë mënyre ka konfirmuar zërat. Spekulimet kanë marrë fund me takimin e tretë të dyshes, pasi ata janë parë në prani të njëri-tjetrit. Sipas ‘E!News’ Gigi dhe Tyler po kalojnë shumë kohë bashkë dhe kanë ndërmend ta vazhdojnë për një kohë të gjatë këtë situatë, madje edhe mesazhet mes tyre janë bërë më intensive. Ndërkohë, burime për “People” zbulojnë se lidhja e tyre nuk ka të bëjë fare me publicitetin, por është 100% e vërtetë. Ata po afrohen shumë bashkë dhe Gigi pëlqen faktin se Tyler përveç se është simpatik dhe i sjellshëm, është një dëgjues shumë i mirë./revistawho.com