• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gigi Hadid, dedikim tepër i veçantë për Zayn Malik

Gigi Hadid ka bërë një dedikim tepër emocionues për të mbështetur të dashurin e saj, Zayn Malik, i cili së fundmi ka deklaruar hapur se po kalon një moment të vështirë në jetë, duke luftuar me ankthin. Supermodelja e ka publikuar një postim në rrjetet sociale, duke shkruar: “I kam parë betejat më të cilat je pëballur dhe me mënyrën se si ja ke dalë, duke më bindur se do ia dalësh për fansat e tu. Trimëria jote më bën krenare por mbrëmjen e kaluar ti tregove atë që je në të vërtetë, i sinqertë.Ti kë bërë më të mirën për të zgjidhur këtë situatë dhe kjo i ka dhënë mundësi fansave të kuptojnë se kush je ti përveçse një performues. Ne jemi të gjithë këtu për të të mbështetur ty dhe për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë. Talenti yt dhe zemra jote e mirë kurrë nuk do të çojnë në një drejtim të gabuar. Të dua dhe shumë krenare për ty”- mbyll postimin e saj Hadid.