• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gigi dhe Zayn e paskan zbuluar emrin e vajzës më parë: Detaji që na ka shpëtuar

Që prej ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Khai-it në shtator të vitit të kaluar, Gigi dhe Zayn janë munduar të jenë privat sa më shumë të munden për vogëlushen e tyre. Dyshja vendosi ta zbulojë emrin e vajzës vetëm pak ditë më parë, ndonëse disa ndjekës të vëmendshëm të tyre kanë kuptuar se në fakt emri i saj ka qenë përherë i dukshëm. Vetë modelja ndau një moment me Zayn nga shtëpia pranë pemës së Vitit të Ri. Në fundin e pemës, ndjekësit kanë vënë re dhe emrin e vajzës, Khai. E ndonëse kanë aluduar për një sërë emrash, gjërat kanë qenë më të thjeshta nga sa mendonin.
“Ata ndajnë të njëjtat vlera kur bëhet fjalë për kulturën, familjen dhe prindërit. Gigi dhe Zayn kanë marrëdhënie shumë të ngushtë me familjet e tyre dhe rritja e vajzës së tyre me të njëjtin ambient dashurie është shumë e rëndësishme për ta”, ka pohuar së fundmi një burim pranë dyshes, e cila ka qenë kryefjala e mediave që prej momentit kur u bënë prindër për herë të parë./revistawho.com