Nëse i hedh një sy instagramit të Jonit, djali i moderatorit dhe artistit të njohur, Ardit Gjebrea, kuptohet qartë dashuria e madhe që ai ka për të dashurën e tij, Merlin. Vajza simpatike ka festuar ditëlindjen dhe urimi i Jonit është pa dyshim emocionues. “Gëzuar dashuri”-, shkruan ai. Por një vëmendje të madhe ka marrë komenti i mamasë së tij, Anila Beko. “Gezuar dashurise tende, shume lumturi dhe bekime pafund. Ju dua e ju puth fort fort,”-përfundon komenti i saj. Me sa duket Merlin nuk ka fituar vetëm zemrën e Jonit, por edhe të familjes së tij.