Gjatë gjithë emisionit të mbrëmjes së sotme “Proçesi Sportiv” fokusi i bisedës ka qenë marrëdhënia e komentuar gjatë këtyre kohëve mes reperit Getoar Selimi dhe prezantueses Marina Vjollca. Me gjithë insistimin e prezantuesit Edi Manushi dhe të ftuarve të tjerë reperi nuk e deklaroi drejtpërdrejtë lidhjen e tij me prezantuesen. E megjithatë sërish ai la të kuptohej se mes tyre ekziston një lidhje dhe se spekullimet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të sakta. Manushi e ka pyetur këngëtarin, se cila ishte skuadra e tij e preferuar dhe ai u përgjigj Reali. “Si e dije ti që kjo është edhe skuadra e preferuar e Marinës, është informacion konfidencial ky”, – është shprehur Manushi. Ndërkohë reperi i ka kthyer batutën duke thënë: “Preferencat e Marinës në futboll i dimë vetëm ne të shtëpisë”,- është shprehur reperi gjatë emisionit.