Getoar Selimi, ose ndryshe i njohur në skenën muzikore si Geti, sot ka mbushur plotë 34 vjeç. E duket se pikërisht në këtë datë ai ka marrë urime e dhurata të shumta nga njerëzit të cilët e duan, por ajo që duket se i ka lënë mbresa më së shumti është e Marinës, partnerës së tij, ose sic tashmë ai e quan gruaja e tij. E pas atij urimi që sot Marina i bëri duke ia shprehur të gjithë afeksionin e saj ndaj tij, tashmë është Geti ai i cili vendos t’ia kthejë me po të njejtën monedhë. “Gruaja ime është bekimi më i madh nga Zoti. Dashuria e saj është një dhuratë që i jam falenderues cdo ditë. Të dua deri në hënë e në kthim mbrapa.”-shprehet Geti në llogarinë e tij në Instagram. Vlen të theksohet se Getin nuk e kemi parë kurrë më sentimental se kaq, e ku duket nga deklarta publike e bërë nga vet ai lidhja e tij me Marinën vetëm sa është duke shkuar drejt kurorëzimit me martesë. /prive/