• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Getinjo e thotë hapur, ja cilat janë 3 tiparet kryesore që vlerëson tek një femër

Reperi i njohur kosovar, Getinjo ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ‘Skype’ me emisionin e pasdites ‘Ftesë në 5’ në ekranin e ‘Top Channel’.

Ai ka treguar se si e ka kaluar karantinën, të cilën ka vendosur ta quajë ndryshe ‘Arrest shtëpie’, pasi e ka kaluar me njerëzit më e familjes, për të cilët shtoi se janë njerëzit më të shtrenjtë në jetën e tij.

I vënë përballë disa situatave, Getinjo tregoi se cilat janë 3 tiparet që vlerëson tek një femër.

“Njerëzia, karakteri dhe mençuria”, pohoi reperi duke shtuar dhe se sytë janë gjëja e parë që shikon tek ajo pasi sipas tij janë pasqyra e shpirtit.

Artisti zbuloi gjithashtu se është një djalë me shumë talente, e midis tyre një i pazbuluar është ai i aktrimit.

Getinjo shtoi se momentalisht nuk është në një lidhje dashurie megjithatë në të ardhmen do donte t’i sillte mamasë së tij një nuse për ta ndihmuar atë./revistawho.com