Moda e këtij viti ka risjellë në vëmendje stilin e viteve 80’, “rock”. Dhe aksesori që e përfaqëson denjësisht këtë periudhë janë pikërisht getat rrjetë. Siç edhe mund ta keni vënë re, çdo ditë e më shumë ato po i veshin të gjitha. Në këtë artikull iu sjellim disa sugjerime se si t’i vishni getat rrjetë e të dukeni “super cool”.
1 – Të duken, jashtë xhinseve: Nëse i keni parë me vëmendje personazhet e famshëm në rrjetet sociale, duke t’iu ketë rënë në sy kjo mani. Getat rrjetë që dalin mbi xhinse deri mbi kërthizë si të jenë një aksesor. Sigurisht që për këtë duhet të keni një bark shumë të sheshtë.
2- Me pantallona të shkurtra, por ajo prerja klasike për të qenë “casual” e njëherësh edhe formale. Janë perfekte me çizme të sheshta deri tek kyçi. Kështu nuk do të mund të dukeni kurrë vulgare.
3 – Me xhinse “boy-friend” të grisura, si një aksesor, që dalin pakëz nga pantallonat vetëm për dekor.
4- Me veshjen “bon-ton” (fundet kovë me këmishë ose fustanet e rregullta sipër dhe me flutur poshtë). Me këtë veshje gjithnjë rrezikoni të dukeni tepër serioze. Duke i shtuar pak “piper” pra getat rrjetë, nuk është asnjëherë keq.
5 – Me fund xhins, në versionin “rock”, që është edhe versioni që i rri më mirë këtyre getave. Kujdes se ku visheni me këtë “look”. Do të dukeni si çupëlinë e nuk është i përshtatshëm për çdo ambient.
6 – Me një mini ose maxi pulovër: Krijon idenë e “dua të guxoj por jo shumë”. Mund të jetë edhe një “look casual”, varet shumë nga aksesorët që do të kombinoni.
7 – Me një xhaketë lëkure: Ashtu siç u pa në sfilatën e Saint Laurent që risolli frymën e viteve 80’ në mënyrë perfekte, duke na paraqitur një grua të fortë.
8 – Me atlete por çorape rrjetë e jo geta: Për të gjitha ato vajza që ende nuk janë bindur nga getat, mund ta nisni me versionin më të shkurtër.
9 – Me një veshje klasike, një xhaketë serioze, fund të gjatë dhe cizme deri tek kyçi. Për të mos e rënduar, getat në ngjyrën e mishit janë ideale.
10- Me xhinse të ngushta e të grisura. Përfundimisht “rock” dhe… seksi!
11 – Të dukshme vetëm tek kaviljet, me xhinse të gjata deri mbi kyç dhe një palë mokasini. Kontrasti është shumë i gjetur e modern./ revistawho.com