• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gerta Heta: Detyrohem të bëj tre punë se nuk më del!

Në një rrëfim të sinqertë, të çiltër e pa rezerva, moderatorja dhe këngëtarja Gerta Heta ka folur si rrallëherë për jetën dhe karrierën e saj.  Në  emisionin ‘Fitstation’, në News24, me Çenkuela Hasën, Gerta tha se edhe pas 20 vitesh karrierë, ajo sot detyrohet të bëjë tre punë pasi nuk i del. 

“Siç e sheh unë bëj 3 punë, në 2 media të ndryshme. Nuk është e lehtë aspak. Imagjino më shumë se 20 vite punë dhe sot vazhdoj bëj 3 punë se nuk të mjafton. Ndoshta duhet të isha treguar vajzë e shkathët të kisha hapur një biznes timin, ndoshta duhet të kisha përdorur famën kur isha më e famshme pasi tani jam tërhequr. Dilemë e madhe, Radio tani nuk është në ditët më të mira financiarisht pasi dëgjohet vetëm në makinë”, ka rrëfyer pa asnjë kompleks Gerta.

Ajo ka folur edhe për familjen duke mos e fshehur faktin se fakti që mundet t’u përkushtohet më shumë fëmijëve, e bën të ndihet e plotësuar. 

“Sot unë jam shumë prezente në rritjen e fëmijëve, nuk më mungon asgjë. Dhe famën e kam shijuar, fansat, autografet, tjetër lloji fame jo si kjo sot me ndjekës. Njeriu duhet të kuptojë që kjo jetë është me faza. Nuk mund të konkurosh një vajzë të re që është në kulmin e suksesit televiziv dhe të pamjes të saj më të mirë. Duhet të tërhiqesh. Nuk mund t’i futem tani botoksit, fillerave që të jem në konkurrencë me vajzën e re”, u shpreh Gerta duke na kujtuar kështu vlerën e një rrëfimi nga ata të vërtetët, që na mungojnë së fundmi./revistawho.com

ĺ