• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gerta Gixhari feston 39-vjetorin, Olta i tregon ditën e lindjes nga rrëfimet në ditar të babait

Olta dhe Gerta Gixhari janë dy nga motrat më të njohura të showbiz-it dhe lidhja që kanë mes tyre është shumë e fortë. Gerta është më e madhe në moshë se Olta, por pavarësisht kësaj asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e një motre autoritare, sepse të dyja kanë raport të shkëlqyer. Ditën e sotme Gerta feston 39-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim i mbushur me dashuri dhe disa nota humori nga ana e Oltës. Aktorja e njohur ka publikuar në profilin në ‘Instagram’ disa foto të rralla nga ditari i babait të saj, që pavarësisht se mendohet si diçka private, Olta nuk është menduar dy herë që rrëfimin e të atit ta ndajë me të gjithë. Njëra prej faqeve është shkruar në 20 gusht të 1980, në ditën kur Gerta ka ardhur në jetë.

Në të babai i dy motrave shkruan se është bekuar me një vajzë dhe se emrin dëshiron t’ja vendosë Manuela. “Rreshtat e parë që babi shkruajti për ty. Për pak do quheshe Manuela, e që unë kushedi si do të të thërrisja”, ka shkruar Olta bashkangjitur fotos së ditarit. Ndërsa tjetra është shkruar 10 ditë më vonë, kur është vendosur përfundimisht emri Gerta. “Dhe pas 10 ditësh u vendos një emër shumë i rëndësishëm për familjen tonë. Gerta. Për mua përjetësisht Eta”, ka vazhduar Olta.

Nuk ka nevojë për fjali të gjata për të treguar se çfarë marrëdhënie kanë motrat Gixhari, që tani më shumë se kurrë e kuptojnë rëndësinë e njëra-tjetrës. Kujtojmë se Gerta prej vitesh është pjesë e “TVSH” si gazetare, ndërsa Olta e ka lënë disi aktrimin pas dore duke u fokusuar tek biznesi i saj. /revistawho.com