Gërshetat janë parë gjithmonë si një nga metodat më të mira për të shmangur vapën e madhe të ditëve të nxehta. Dhe prej vitesh janë kthyer në trend. I kemi parë në tapetet e kuq, i kemi parë edhe jashtë tyre. Nga modelet me gërsheta që mbulojnë gjithë kokën, e deri tek ato të çrregulltat që më shumë janë në funksion të stilit, ka pafund modele, juve ju duhet vetëm të zgjidhni.
Era Istrefi na i kujtoi pak ditë më parë kur u shfaq me flokët lidhur me gërsheta dhe dukej shumë sexy.
Nëse nuk ju pëlqen edhe aq zgjedhja e Erës më tej po ju sjellim disa foto të tjera nga personazhe të njohur në botë për të bërë zgjedhjen tuaj në këto ditë vere…/revistawho.com