• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gentian Zenelaj feston ditëlindjen, Rudina Dembacaj zgjedh fjalët më të veçanta për ta uruar

Aktori dhe moderatori i dashur, Gentian Zenelaj, feston sot ditën e lindjes. Mes shumë urimesh, vëmendjen e ka marrë ai i moderatores Rudina Dembacaj. Genti dhe Rudina janë kolegë dhe kanë luajtur në teatër bashkë, por kanë krijuar edhe një raport mjaft miqësor me njëri-tjetrin. Rudina ka zgjedhur fjalët e veçanta për mikun dhe kolegun e saj. “Edhe 100 njeri i rrallë. T’kam vlla. Je njeriu më frymëzues që njoh. Më diellori. Edhe 100. Paç jetë të bardhë, siç ke zemrën”, shkruan ajo. Me siguri Genti është ndjerë mjaft mirë nga ky urim special.