Këngëtarja Genta Ismajli, po shijon gjithnjë e më shumë suksesin e këngës së saj, “Shake it”.
Por 32vjeçarja ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku ka marrë komente negative nga fansat e saj. “Sa i ke fryrë buzët! Dikur ke qenë superfemër, tani nuk shikohesh me sy. Nuk je më origjinale si më parë sepse të kapi dhe ty lakmia mes kolegeve për të ndryshuar çdo gjë në fytyrën tuaj”, shkruante një vajzë poshtë fotos në Facebook.