• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Genta Ismajli: Do të martohesha me një mashkull shqiptar…

“Shake it”, kënga e Genta Ismajlit, e cila është kthyer në himn, e ka rikthyer vëmendjen tek këngëtarja, e cila prej disa muajsh ishte tërhequr nga muzika. Këngëtarja e cila erdhi në bashkëpunim me Etnon, jo vetëm na nxiti imagjinatën, por edhe provokoi ashtu siç vetëm ajo di!  “Veshja dhe zhveshja është në varësi të idesë së videoklipit dhe asaj që duam të përcjellim nëpërmjet tij. Në “Shake it” dëshiroja të përçoja ndjesinë e festës, të argëtimit dhe të ngacmoja fantazinë”, tregon Genta për “Bluetooth”. Edhe pse suksesin e ka gjithmonë të garantuar, Genta thotë se i pëlqen të flas gjithmonë për muzikën, duke lënë jashtë jetën private dhe thashethemet e mundshme. “Nuk ka asnjë të re ende. Megjithatë, nuk më pëlqen shumë të diskutohem për këtë, por për muzikën. Jeta ime private nuk është në shitje (qesh)”, pohon Genta, duke mohuar edhe thashethemet e fundit për një lidhje me një amerikan. “Jo, nuk është e vërtet. Në Shtetet e Bashkuara qëndroj për shkak të familjes sime dhe të impenjimeve të mia atje, por jo për shkak të këtyre thashethemeve”. Në këtë rrëfim, nuk harron të thotë dhe preferencën që ka për meshkujt… “Nuk jam natyrë që bëj ndarje të këtij lloji, megjithatë mendoj se do të martohesha me një mashkull shqiptar”, tregon Genta.