• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Gent Zenelaj së shpejti baba për herë të dytë

Aktori i njohur shqiptar Gentian Zenelaj do të bëhet përsëri baba. Bashkëshortja e tij Aida është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Përmes një fotoje të publikuar në Facebooku Genti ka bërë të ditur këtë lajm. Në foto shkruhej “fotoja e parë e ju të dy bashkë”.

Sipas Opinion.al Genti do të bëhet këtë radhë babai i një vajze. “Do të jetë vajzë, një vajzë mistrece që nga mesi nëntorit do më bëjë mua baba për herë të dytë”, -thotë Genti. Gjithashtu ai u shpreh se dëshironte vetëm që vogëlushja të vinte në jetë e shëndetshme.