• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Gena dhe Sinani flasin për pagesat e koncerteve të para, deklaratat do ju habisin

Në puntatën e radhës të ‘Shiko kush luan’ kanë qenë të ftuar Gena dhe Sinan Hoxha. Të dy renditen në listën e emrave më të suksesshëm të skenës muzikore, por dikur gjërat kanë qenë ndryshe. Në rubrikën ‘Shiko kush përgjigjet’ dy këngëtarët u vunë përballë njëri-tjetrit dhe ju përgjigjën pyetjeve që ishin disi të sikletshme. Kur erdhi puna tek pagesat që marrin për koncerte, asnjëri nuk pranoi të tregojë shifra duke e cilësuar si tepër privat këtë detaj, por të dy zbuluan diçka që nuk e dinim.

Image result for sinani dhe gena

Në koncertet e para asnjëri prej tyre nuk është paguar. Gena tregoi se ka performuar rreth 27 vite më parë në skenë dhe nuk është paguar. Ndërsa Sinani zbuloi se në koncertin e parë të 20 viteve më herët ka paguar shumë para për të marrë pjesë.

Një detaj tjetër shumë interesant që u bë publik ishte edhe profesioni i parë i Genës, i cili pranon se dikur ka punuar kamarier dhe bojaxhi./revistawho.com