• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

“Gej që i respektojme”: Artikulli i ‘Maxim’ që skandalizoi Rusinë

Në artikullin me titull “Gej që i respektojmë” revista ruse për meshkuj, Maxim, vendosi të “falë” një listë të aktorëve të famshëm, shkrimtarë dhe muzikantë për orientimin e tyre seksual.

“Ne, burrat, nuk i konsiderojmë burra, burrat që dashurojnë burra. Ky është rregulli”, me këtë shprehje nis shkrimi që vazhdon më tej: “Por ka disa përjashtime. Ka gej që e kanë fituar respektin tonë dhe kanë të drejtën të jenë burra të vërtetë në sytë tanë.”

maxim

 

Këto “përjashtime” përfshijnë aktorët Ian Kellen dhe Neil Patrick Harris, të cilët revista i ka “falur” për orientimin e tyre seksual, për hir të roleve në skenë.

maxim 2

Nuk ishim të sigurtë nëse duhet të kishim përfshirë McNeil Patrick Harris në listë, në fund të fundit, ai e u vetëdeklarua një “gej i lumtur” në 2006. Por performanca e tij si Barney Stinson në serialin “Si e njoha mamanë tënde” nuk na ka lënë indiferentë, shkruhet në artikull. Eshtë e pamundur të mos e respektosh dikë që e ka kthyer në art, gjuajtjen e femrave, që ka kthyer në sistem të gjitha hilet dhe teknikat dhe që ka krijuar një “Kod mes çunave”. Pavarësisht se ai ishte thjesht duke aktruar. Dhe çfarë aktrimi!”

maxim nail

 

Këngëtari lider i Qween, Freddie Mercury “na ka dhuruar kaq shumë gëzim, dhe ne jemi gati ta falim për gjithçka” vazhdon shkrimi në revistë.

maxim 3

 

Rob Halford of Judas Priest është prova se “nëse je tip, aq sa duhet, atëherë nuk ka rëndësi çfarë orientimi seksual ke.”

maxim 4

 

Komediani anglez, Stephen Fry prezantohet si mishërim i idesë se një njeri mund të jetë një gej i deklaruar dhe një person i ndjeshëm, në të njëjtën kohë.”

maxim 5

Por shumë lexues e kanë kritikuar artikullin. Një koment në Twitter nuk ishte dakort duke u shprehur:

“Unë, një person, nuk konsideroj njerëz, ata që mendojnë se burrat që duan burrat, nuk janë burra. Dhe nuk ka përjashtime”

Revista për meshkuj, Maxim është pronë e Biglari Holdings, shkruan Lapsi.al, por botimi rus i përket kompanisë Hearst Shkulev Media, një konsorcium mediatik.