Të gjithë e njohin për gazetarin që është gjithmonë në gjurmë të rrënjëve të shqiptarëve , por shumë pak dini për jetën e tij personale.
I ftuar në “Wake Up”, gazetari i Top Channel Marin Mema, teksa u pyet për planet e tij për martesë, nuk e mohoi faktin se shumë shpejt do të ketë një të tillë me njeriun e tij të zemrës.
Marini rrëfeu dhe disa nga pasionet e tij, atë për futbollin të cilin e dashuroi për 14 vjet rresht deri në moshën 20 vjeç, kur u detyrua ta linte si pasojë e një dëmtimi.
“Ndërsa pasioni për gazetarinë”, u shpreh ai , “ishte edhe më i hershëm”./Wakeup/