Në vetëm pak javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të mbahen zgjedhjet për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Personazhe të njohur i kanë ftuar të gjithë ndjekësit të votojnë në mënyra të ndryshme, duke theksuar se është e rëndësishme që të gjithë ta bëjnë këtë veprim në momentin e duhur.
Megjithatë postimet e fundit të Kylie Jenner, ku ka kërkuar që ndjekësit të votojnë krah fotove me bikini kanë ngjalluar mjaft zhurmë në rrjet.
“A jeni regjistruar për të votuar? Klikoni tek linku im në bio. Le të bëjmë një plan të votojmë se bashku”, ka shkruar miliarderja krah fotove ku shfaqet me rroba banje duke shijuar rrezet e diellit.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të lënë një sërë komentesh duke komentuar jo vetëm format e Kylie-t, por dhe formën se si ajo ka zgjedhur t’i ftojë të gjithë në votime./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CFscgtXnf6F/?utm_source=ig_embed