• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Gati për të sjellë verën para kohe, Fifi zbulon bashkëpunimin e radhës me një foto

Këngëtarja e njohur, Fifi ka zbuluar me anë të  një postimi më rrjetet sociale se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim muzikor së bashku me Young Zerkën.

“@youngzerka a do ta sjellim verën më herët këtë vit apo jo”, ka shkruar Fifi krah fotos ku shfaqet së bashku me Zerkën në Firence. Menjëherë pas këtij momenti fansat kanë lënë një sërë komentesh, duke treguar se po e presin me padurim këtë bashkëpunim. Dy artistët nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj tjetër, datë apo vendin e xhirimeve duke qenë se ndodhen në Itali, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë ata.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Fifi solli këngën ‘Qaj’, e cila u kthye menjëherë në hit dhe numëron miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com