• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Garderoba luksoze e Bebe Rexhës, këngëtarja e fiksuar pas këpucëve

Kur udhëton nga një vend në tjetrin dhe duhet të performosh në skena gjigande sigurisht që një dollap me rroba dhe aksesorë nuk është i mjaftueshëm. Këtë e tregon më së miri edhe këngëtarja Bebe Rexha. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa video në të cilat prezanton të gjithë me dollapin e saj super gjigand. Ajo ka një pjesë të veçantë vetëm për rrobat e skenës, një pjesë vetëm për xhinset dhe aksesorët.

[

Por duket se gjithë ai dollap nuk është i mjaftueshëm për të, ndaj këngëtarja thotë se i duhet dhe një tjetër. Nga videot kuptohet se Bebe është e dashuruar pas këpucëve, sepse duket se mund të ketë me qindra të tilla. Me siguri këngëtarja nuk mendohet asnjëherë çfarë duhet të veshë, sepse ka çdo gjë që i nevojitet brenda garderobës së saj. /revistawho.com