• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Gara e Enxhëllit është ndryshe, nuk do puthje nga Saimiri!

Puthjet që Saimiri i dhuron vajzave në “Love Story” janë kthyer në temë diskutimi duke qenë se po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe princi modern i sheh si një stacion e jo si diçka shumë të rëndësishme. Vetëm në puntatën e të hënës, Saimiri ndau puthje me Generdën, Merin dhe Flavian.
Por ndryshe do të ndodhte nëse do të dëshironte një puthje nga Enxhëll sepse kjo e fundit do e refuzonte.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, Enxhëll u shpreh se nuk do e lejonte Saimirin ta puthte sepse ka më shumë respekt për veten sesa për të.

“Sa i përket puthjeve, si shqiptarë që jemi, më duket sikur ne vajzat po bëhemi më të emancipuara, por se di. Egoja ime nuk do ta pranonte puthjen.Jo nuk do ta pranoja puthjen me Saimirin sepse në radhë të parë, para se të kem respekt për Saimirin kam shumë respekt për veten time dhe nuk dua ta bëj atë gjë. Jam shumë e sigurt që nuk do ta bëj”-tha Enxhëll.