• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gabimi më i madh që bëni në shtatzëni, sipas stilistes së Beyoncé

Gjëja e parë që të shkon në mendje sapo dëgjon emrin e Zerina Akers, stilistja personale e Beyoncé, është që ajo është origjinale. Me sigiguri nuk ke dëgjuar asnjëherë më parë ndonjë tjetër që të flasë me aq pasion për partneritetin që ka me brendet e ndryshme, por edhe me komoditetin që të ofrojnë një pjesë e mirë prej tyre gjatë periudhës së shtatzënisë. Megjithatë, Zerina — e cila punon gjithashtu me Ava DuVernay, Yara Shahidi, dhe Chloe x Halle, për eventet e tapetit të kuq, është serioze kur thotë se kompania Dove është më e mira sa u përket deodorantëve spray, sepse nuk lënë asnjë njollë në veshje. “Sa herë jemi në një set fotosh, jam gjithmonë në përpjekje për t’i siguruar klientët e mi që gjithҫka është plotësuar ashtu siҫ duhet (mendoni pak një shtatzënë sa siklete të tjera ka)” – tregon Zerina me entuziazëm.

Ajo është gjithashtu shumë e gatshmë për të ndarë truket e saj të fashion-it, me personazhe të famshëm, me ato që janë duke u bërë nëna (si klientja Beyoncé Knowles), por edhe me shumë të tjerë tekanjozë, që jo gjithmonë u binden këshillave të saj, por edhe për ҫdo grua që, mbi të gjitha, do të ndihet komode me veshjen që zgjedh. Zerina zbulon cilat janë veshjet e duhura për ditën dhe darkën e një nëne shtatzënë, këpucët që duhet të mbajë gjatë periudhës së shtatzënisë, por sidomos evidenton gabimin që bëjnë të gjitha nënat shtatzënë.

Cila është filozofia e saj?

“Unë përpiqem që të parën të siguroj komoditetin. Dua që të gjithë klientët e mi të ndihen aq të bukur sa janë dhe ashtu siҫ janë në të vërtetë. Unë dua (stili im) të tregon kush janë ata.”

Cili është gabimi më i madh që bëni në shtatzëni?

“Në përgjithësi, nënat shtatzënë mendojnë se nuk mund të duken fashion. Ky është gabimi më i madh që bëjnë shumë nëna në pritje të fëmijëve. Thuajse të gjitha mendojnë se nuk ka mënyrë që ato të duken bukur në këtë periudhë të jetës, sepse nuk ka veshje të tilla. i gjithë sekreti është tek gjetja e mënyrave të reja, si dhe përfshirja e sa më shumë veshjeve e modeleve. Nuk ke pse të blesh në dyqanet për nënat shtatzënë; thjeshtë duhet të gjesh veshjen që të rri më mirë…” – thotë Zerina, e cila rekomandon edhe një ëebsite Nine in the Mirror, për të parë më shumë variante për nënat në pritje. Këtu mund të gjeni edhe disa këshilla fashion-i në shtatzëni./class