• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fytyrën e kujt ka bërë tatuazh Aurela Hoxha?

Modelja e njohur në një intervistë ka folur për tatuazhet që ka zgjedhur të bëjë pjesë të trupit të saj, si dhe për domethënien e tyre. “Të gjitha kanë nga një domethënie. Kam një ëngjëll këtu që mban fytyrën e mbesës sime”- tregon ajo për tatuazhin që ka vendosur ta bëje tek supi i saj.përveç këtij tatuazhi që ka një rëndësi të veçantë për Aurelën ajo ka dhe katër tatuazhe të tjera. Një gjysëm zemre te kyci i dorës, një në gisht, një në dorën tjetër dhe një në këmbë.“Të gjitha kanë një domethënie dhe mendoj se gjërat e përjetshme duhet të kenë gjithmonë një kuptim për ty që të mos pendohesh më vonë”- thotë ajo. Gjithashtu Aurela ka treguar se tatuazhet i ka bërë në një moment të rëndësishëm dhe sa herë që i sheh i kthenë një kujtim. “Kjo është dhe arsyeja pse nuk do të më mërziten ndonjëherë”- përfundon ajo.