• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Futbollisti i kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë djali i tij

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, është bërë baba për herë të parë. Ditën e sotme ka ardhur në jetë djali i tij dhe kjo gjë e ka lumturuar shumë futbollistin. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilin shihet se bashkëshortja e tij mban në duar vogëlushin. “Mirëserdhe mes nesh biri im. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë”, – ka shkruar Agolli. Madje ai ka zbuluar dhe emrin e djalit, i cili është shumë i veçantë, Blodin Brooklyn. /revistawho.com