• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fustani që nxjerr në pah çdo formë trupore, ky është trendi i preferuar i momentit i vajzave të njohura

Prej fillimit të 2018-tës motrat Kardashian na prezantuan me një trend fustanesh, në formën e materialit të lëkurës që nxirrnin në pah gjithë format trupore. Megjithatë vetëm muajt e fundit kemi vënë re se fustanet ‘latex’ kanë pasur një përhapje më të gjerë në radhët e personazheve të njohur. Vajzat e famshme shqiptare nxituan ta përqafonin shpejt këtë trend, por një pjesë prej tyre kane zgjedhur të vishen me një fustan ‘latex’ përgjatë këtyre muajve të verës. Këto fustane arrijnë të nxjerrin në pah pjesët më të mira të trupit dhe prandaj duket se janë kaq perfektë tani që të gjithë duan të tregojnë format që kanë krijuar nga stërvitja në palestër.

Fustanet e tilla rrinë pas trupit dhe pavarësisht se mund të mos duken komod në pamje të parë, vajzat e famshme kanë vëtetuar se janë të rehatshëm edhe gjatë ditëve të nxehta.

Këto fustane vijnë në të gjitha ngjyrat, por më të preferuarat nga të vajzat e huaja, por dhe ato shqiptare duket se është roza, e kuqja dhe portokallia.

Fustanet ‘latex’ kërkojnë një përkujdesje shumë të madhe duke nisur që nga larja dhe tharja e tyre, megjithatë të famshmet na kanë treguar se definitivisht ja vlen të keni një të tillë në garderobën tuaj. /revistawho.com