Ditën e sotme shumë personazhe të njohur të showbiz-it të huaj kanë ç’aktiviziuar llogaritë e tyre në rrjete sociale si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale.
Ndër të famshmit që zgjodhën t’i bashkohen nismës janë Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen, Kim Kardashian dhe Jennifer Lawrence. Kardashian, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, ishte e fundit që zgjodhi të bëhet pjesë e fushatës. “Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë tonë”, tha ylli i reality show-t .
“Unë nuk mund të rri e të hesht teksa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimi – krijuar nga grupe për të mbjellë ndarjen dhe për të përcarë Amerikën”, shtoi ajo.
Kompania e mediave sociale ka hasur në reagimin e shumë personazheve por jo vetëm për shkak të promovimit të diskriminimit, urrejtjes dhe dhunës në platformat online.