• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Intervista, Lajme, Vetëm në WHO

Fundjavat e Julkës kanë veç një emër: Mama, ç’do bëjmë ndonjë gjë të bukur sot?

Ata që mezi presin të premten t’ia mbathin apo ata që mezi presin të flenë deri në 10? Udhëtime laps e letër apo “të dalë ku të dalë?”… Plazhi më “in” i jugut apo një qoshkë e fshehur për qejf të shpirtit? Bileta që të çojnë larg apo salloni i shtëpisë para tv? Edhe kështu, edhe ashtu. Sepse fundjavat e verës kanë tjetër shije. Zbuloni sot fundjavën verore të Julka Gramo…

Cili është mendimi i parë që të sjell e premtja verore?

Një gotë e freskët apo darkë me shoqet.

 

A të duket sikur  fundjavave të verës gjithë ‘Instagrami’ ikën në plazh, kurse gjithë bota është në shtëpi?

Përderisa gjithë Instagrami është në plazh, një pjesë e botës i bie të jetë po në plazh.

 

A është opsion për fundjavën tënde “Zgjohu në 10, rri në divan fli prapë e mos dil nga shtëpia”?

Fatkeqësisht jo, sepse vjen i vogli dhe më thotë: “Mama çfarë do bëjmë ndonjë gjë të bukur sot?”

 

Plazh larg syve të botës apo në rreshtin e parë të resortit më të famshëm?

Ohhhhh, në një resort të famshëm diku larg syve të botës :P, por edhe të ishim në sytë e botës e dua gjithnjë vendin te rreshti i parë :p

 

Fundjava më e bukur e jetës tënde që të del edhe në ëndërr?

Ohhhhh, kam kaq shumë, që nga më të thjeshtat deri tek më ekskluzivet. Por një gjë kanë të përbashkët që kanë qenë të gjitha me shoqërinë.

 

Po fundjava apo udhëtimi që do doje ta harroje?

Hmmmm. Nuk kam ndonjë udhëtim që do të doja ta harroja. Kam përshtypjen që edhe kur jemi gjetur përballë surprizave udhëtimet kanë vijuar shkëlqyer sepse kam qenë me njerëzit e duhur.

 

Një fundjavë vere në plazh apo një dasmë të zhurmshme fisi?

Një fundjavë vere në plazh.

 

Bën plane të gjata e të detajuara apo destinacioni vendoset të premten pasdite në çastin e fundit?

Gjithnjë më pëlqen të bëj plane më të detajuara kur nisemi. Ato që vendosen në çast të fundit janë plane momentale për dreka apo darka.

 

A nuk shijojnë më shumë të shtunat e të dielat pa plan?

Ndonjëherë po, por kur nuk ke plan përfundon edhe duke mos bërë asgjë dhe thjesht vjen vërdallë nëpër shtëpi.

 

Përshkruaje me një fjalë të dielën në darkë…

Nëse kemi qenë aktivë gjatë fundjavës, e lodhur, por e lumtur. Padurim për fundjavën e radhës./revistawho.com