• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Fundjava përfundoi, ja si ta nisim mbarë javën

Fundjava mezi pritet nga të gjithë ata që kalojnë një javë të lodhshme dhe të ngarkuar në punë. Janë dy ditë ku gjithësecili prej nesh bën plane dhe organizon aktivitete për t’u relaksuar e për t’u larguar nga rutina e përditshme. Dita e pushimit duket se kalon sa hap e mbyll sytë dhe shumë shpejtë java fillon sërish. Por si ta nisim mbarë një javë të re? Më poshtë po ju sjellim disa këshilla të cilat mund t’i zbatoni që sonte.

Së pari mundohuni që pasditen e të dielës të qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për vete. Një dush, trajtim flokësh dhe lëkure për t’u ndjerë sa më mirë.

Së dyti bëni gati veshjen për nesër në mënyrë që në mëngjes të mos vraponi për të gjetur cfarë të vishni, apo për të hekurosur.

Së treti, krijoni një ide të përgjithshme për punët e rëndësishme që duhet të bësh gjatë javës për të qenë sa më e organizuar. Merrini gjërat me optimizëm, fundjava vjen shpejtë. Mos harroni bëni një plan paraprak për fundjavën e ardhshme./revistawho.com