• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fundjava nuk është vetëm për të pushuar, personazhet e njohur e zgjedhin për t’u ushtruar

Personazhet e njohur i kushtojnë rëndësi të veçantë kujdesit për trupin, jo vetëm për t’u dukur në formë të mirë, por edhe për benefitet shëndetësore. Një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur palestrën dhe instruktor personal për t’u ushtruar. Zakonisht fundjavave kemi parë se disa prej tyre stërviten intensivisht për të fituar energjitë e nevojshme për javën pasardhëse. Për më tepër gjatë javës angazhimet e tyre janë të shumta, ndaj mëngjeset e fundjavës për pak ushtrime fizike duket se janë perfekte për ta. Ditën e sotme Ledri Vula ishte një ndër ata që zgjodhi ta niste ditën me shumë energji, duke u ushtruar në boks, një sport që e ushtron prej kohësh.

Përveç tij edhe disa të tjerë, si Aurela Gaçe, Soni Malaj zgjedhin që fundjavat t’ja dedikojnë plotësisht sportit.

Në fakt të gjithë e dimë shumë mirë çfarë ndikimi ka aktiviteti fizik në shëndet, prandaj këto personazhe të njohur duhet të na shërbejnë si shembuj për t’ju dedikuar vetes të paktën një ditë në javë. /revistawho.com