• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fundjava i takon familjes, Fatma ndan pozën më të ëmbël krah Alfios nga kuzhina e shtëpisë

Fundjava i takon familjes dhe këtë e ka treguar dhe Fatma Methasani në postimin e fundit në rrjetet sociale ku shihet duke përqafuar partnerin e saj, Alfio Rrotani.

“Fundjava i takon familjes dhe ne gatuajmë gjëra të mira. Alfio zgjedh recetat, unë produktet”, ka shkruar moderatorja krah fotos ku duket se ka veshur një bluzë të bardhë njëjtë si Alfio.
Ndonëse në intervista të mëparshme, Fatma ka treguar se Alfio nuk gatuan dhe aq shumë në shtëpi, me siguri fundjava përbën përjashtim. Kujtojmë se prej disa muajsh dyshja janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Noah./revistawho.com