• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fundjava i çon të gjithë pranë detit, ja se ku kanë zgjedhur të pushojnë VIP-at shqiptarë

Vera ka startuar dhe së bashku me të dhe temperaturat e larta, të cilat duket se do të vazhdojnë për 3 muajt e ardhshëm me të njëjtat ritme. Në këto ditë ku rrezet e diellit janë në maksimum, disa zgjedhin ta kalojnë fundjavën në mal ose pranë detit dhe pishinave luksoze, ku mund të marrësh të njëjtat ndjesi si në plazh. Pavarësisht zgjedhjeve të ndryshme që të ofron natyra, të shumtë kanë qenë ata personazhe publikë të cilët kanë vendosur që këtë të shtunë të gjenden pranë detit, për të shijuar rrezet e diellit. Të shoqëruar me miq të afërt apo familjarë, të gjithë janë bërë bashkë me të dashurit e tyre për t’u freskuar në këto ditë të nxehta qershori.

Disa prej tyre kanë publikuar në llogaritë individuale në ‘Instagram’, foto dhe video të ndryshme nga resortet apo vendet ekzotike ku ndodhen. Brenda apo jashtë vendit, zgjedhja e të gjithë personazheve VIP mbetet e njëjta, ajo për të qenë pranë detit dhe pishinave./revistawho.com