Fundjavën e dytë të shkurtit dhe thënë ndryshe fundjavën e dashurisë personazhet e njohur kanë zgjedhur ta kalojnë larg kryeqytetit. Është e vërtetë se nëse pandemia nuk do të ekzistonte dhe kufijtë do të ishin të lirë të gjithë do të vraponin me pashaportat jashtë vendit, diku në Paris apo kudo qoftë. Megjithatë jemi në një periudhë që të gjithë po i shijojmë gjërat me rregullat që kemi mësuar të jetojmë prej kohësh. Ndaj dhe çiftet e ‘showbiz-it’ kanë qëndruar brenda zgjedhjeve minimaliste, ose thënë ndryshe brenda atyre që i janë ofruar si mundësi.
Rudina Dembacaj ka ndarë disa pamje nga vendi ku ndodhet momentalisht ku duket qartë deti e duke shijuar këngën ‘Ëonderful Life’. Megjithatë nuk e ka saktësuar se ku ndodhet.
Xhemi ka vendosur që me një foto në ‘Instastory’ të zbulojë se ndodhet në Sarandë, pranë detit me pamjen tërësisht të kaltër përpara saj.
Ermali dhe Ami kanë zgjedhur një destinacion me dëborë. Të veshur me rrobat e posatshme dyshja ka shijuar përqafimet dhe puthjet krah njëri-tjetrit.
Luana e ka pritur këtë Shën Valentin në Dubai, aty ku nisi pushimet që pas mbarimit të ‘Shiko Kush Luan’, ndërsa sot ka dnarë video nga shketëtira me motorrët që ka guxuar të bëjë edhe disa xhiro.
Orët në vijim do të na zbulojnë pamje të tjera të fundjavës plot dashuri dhe romancitet që shumë prej të njohurëve kanë zgjedhur ta shijojnë sa më në privatësi. Larg syrit të ndjekësve në zhurmën e Tiranës./revistawho.com